Programi qeveritar për uljen e ndotjes së ajrit sot para donatorëve, Zvicra ofron 2.5 milionë euro

Plani 2-vjeçar i Qeverisë së Maqedonisë për uljen e ndotjes së ajrit sot do t’i prezantohet faktorit ndërkombëtar, për të tërhequr donacione. Vetëm Zvicra ofron 2.5 milionë euro, njoftoi sot zëvendësministri për Mbrojtje të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe koordinatori i grupit nderresorësh, Jani Makraduli, transmeton Portalb.mk.

“Vetëm nga donacioni zviceran janë paraparë 2.5 milionë euro, që besojmë se do ti përfshijë të gjitha ato stacionet matëse të cilat për momentin nuk punojnë, të cilët do ti riparojnë apo edhe plotësojnë. Ka edhe projekte IPA”, tha Makraduli ku më pas shtoi se edhe në buxhet do të ketë më shumë mjete, pasi që aktivitetet do të japin rezultat.

Në prezantim do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në rolin e udhëheqësit të aplikimeve në thirrjet ndërkombëtare për donacion.

“Sot kemi një përgjigje të mirë nga donatorët, do ti prezantojmë idetë dhe projektet tona, dhe shpresojmë që shumica prej tyre do të marrin një pjesë të këtij projekti, dhe bashkë me mjetet që ne i kemi siguruar si Qeveri, besoj se do t’ia arrijmë targetet tona”, tha Osmani.

Sa i takon planit 2 vjeçar, i cili është afatshkurtër dhe që parasheh të ulë ndotjen e ajrit për 50 për qind, zëvendëskryeministri Makraduli gjithashtu deklaroi se rezultat të shpejtë në uljen e ndotjes së ajrit do të sjellë zëvendësimi i mjeteve të ngrohjes, e cila do të sillte edhe përfitim ekonomik.

“Zëvendësimi i mjeteve të ngrohjes mund të sjellë në rezultat të shpejtë, mua më gëzon fakti se tashmë kemi disa zgjidhje, ku po ndryshohet furrat e vjetra dhe të shtrenjta të naftës dhe mazutit, dhe dua të theksoj se kjo nuk është çështje ekologjike, por ekonomike. E marr për shembull, nëse në një çerdhe në Qendër, ku për një vit harxhohen 18 mijë euro për naftë, dhe nëse e njëjta, ajo do të bëhet, zëvendësohet me invertorë, ajo do të ulet në 3.5 mijë euro.

Makraduli gjithashtu njoftoi se do të tentohet që me ligj të ndalohet përdorimi i qymyrit.

LEXO: Maqedoni, me ligj do të ndalohet përdorimi i qymyrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button