Ukrainasit e bënë Shqipërinë e madhe?

Një ueb faqe ukrainase obozrevatel.com parasheh ndryshime thelbësore në hartën politike të Evropës deri në vitin 2035.
“Parashikimet” e kësaj ueb faqeje janë të parapara për shumicën e kombeve të Evropës, por në rend të parë për Francën.

Parashikimet thonë se deri në vitin 2035 Shqipëria do ta marrë Kosovën dhe disa pjesë të Maqedonisë të banuara me shqiptarë, Bosnja dhe Hercegovina do të ndahet mes Serbisë dhe Kroacisë, Bullgaria do të humbasë një pjesë të territorit të saj nga ana e popullatës turke, ndërsa Hungaria do të luftojë për Transilvaninë dhe Banatin verior.

Sipas këtyre parashikimeve, Franca do të shkatërrohet, ndërsa rajonet me popullatë të larmishme do të shkëputen. Rajoni rreth Marseut – Piemonti dhe disa pjesë të Bugundisë jugore do të shkëputen dhe aty do të paraqitet një shtet i ri islamik arab.

Situata në Itali nuk do të jetë aspak më e mirë, pasi që parashihet që Italia veriore të shkëputet, ndërsa Sicilia dhe Sardenja të kërkojnë pavarësi. 

Gjermania do ta fitojë Kalingradin nga Rusia, ndërsa Polonia do të largohet nga territori i Pomeranisë dhe Shlezisë, territore këto ku jetojnë  gjermanë./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button