Arrestohet në Norvegji vrasësi i Vigan Morinës

Irakiani Shivan Mohamed vrasësi i shqiptarit Vigan Morina në Cyrih pas dy jave arratie dje u arrestua nga policia norvegjeze. 

Arrestimi i 21 vjeçarit pasoi pas një hetimi të përbashkët të policisë kantonale të Cyrihut në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze. Emigranti irakian u arrestua në qytetin Skien dhe se ai ra në rrjetin e policisë. Mohamed në javët e ardhshme pritet ti dorëzohet autoriteteve zvicerane. 

Sa kohë ky proces merr varet nëse ai është i mbrojtur ligjërisht kundër ekstradimit apo jo. 

Më shumë se dy javë, procedura sipas zëdhënësit të policisë nuk do të zvarritet.

21-vjeçari Shivan Mohamed në natën e 15 korrikut vrau me thikë 23 vjeçarin nga Kosova Vigan Morina, dhe plagosi vëllain e tij Visar Morina, pas një sherri që kishte shpërthyer midis tyre në një klub të natës në Cyrih. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button