Hoxha: BDI ndaloi kasaphanen, solli demokracinë

BDI ndaloi kasaphanen dhe solli demokracinë, kështu iu përgjigj Muhamed Hoxha konferencës për shtyp që pati dje PDSH rreth të arriturave të BDI-së në vitin e parë të qeverisjes. Në një konferencë për shtyp në selinë e BDI-së në Shkup, Hoxha përmendi të arriturat e BDI-së në, siç tha, qeverisjen legjitime njëvjeçare të kësaj partie.

“Gjatë vitit të parë të qeverisjes legjitime të BDI-së partia e Menduh Thaçit ishte kundër amnestimit të ish ushtarëve të UÇK-së, kundër avancimit të gjuhës shqipe, kundër Ligjit për përdorimin e flamurit kombëtar, ligj i cili u abrogua në vitin 2007 kur Menduh Thaçi premtoi publikisht se do të sjell ligj të ri, por asnjëherë nuk e bëri atë. Bdi largoi kasaphanën e ekzekutuar nga PDSH dhe vendosi standarde të mirëfillta demokratike” – tha Hoxha.

Ai gjithashtu tha se BDI ka avancuar proceset Eurointegruese dhe se ka zbatuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

“Gjatë qeverisjes legjitime njëvjeçare, BDI avancoi procesin integrues duke hapur dialogun substincial me Bashkimin Evropian, instaloi praktikë të re të funksionimit të programeve partiake, në program të përbashkët qeveritar. Gjatë kësaj qeverisje shqiptarët kontrollojnë 35% të resorëve ekzekutive dhe avancoi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat” – thonë nga kjo parti.

“BDI përfundimisht çrrënjosi inferioritetin dhe servilitetin e instaluar nga PDSH ndaj partive maqedonase dhe ndoshta kjo i pengon Menduh Thaçit. Gjatë qeverisjes tonë ekonomia në vendet e banuara me shqiptarë filloi të marrë frymë me projektet qeveritare si Zona ekonomike në Tetovë, ato që do ndërtohen në Kërçovë dhe Strugë” – tha Hoxha.

Muhamet Hoxha i bëri thirrje PDSH-së të mos kthehet 20 vite pas, por vetëm 5 vite kur në qeverisjen e tyre 2006-2008 deputetët e PDSH-së udhëheqnin komisionet parlamentare në gjuhën  maqedonase.

“PDSH nuk ka nevojë të kthehet 20 vite pas por le të kthehet vetëm 10 vite kur kjo parti ishte akoma në pushtet dhe deputetët e saj nuk kishin të drejtë të përdorin gjuhën shqipe as në parlament, ata këtë të drejt e realizuan me marrëveshjen e Ohrit pas vitit 2001. PDSH me çështjen e gjuhës le të kthehet vetëm 5 vite prapa pas viteve 2006-2008 dhe le të përkujtohet se si deputet e saj kur ajo ishte në pushtet udhëhiqnin komisionet parlamentare në gjuhën maqedonase”, – tha Muhamet Hoxha. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button