Sot, emrat e spiunëve para popullit?

Kaluan tre ditë nga paralajmërimi i Kryetarit të Komisionit për lustrim, Tome Axhiev i cili tha se në ueb-faqen e Komisionit brenda tre ditëve publikisht do të shpalosen bashkëpunëtorët e ish-shërbimeve sekrete. 

Sot pritet që këto emra të bëhen publike edhe pse ato kryesisht janë të njohur për popullatën pasi që ditë më parë ato u bënë publike nga mediet. Në mes tyre gjenden dhe tre shqiptarë

Axhiev për Portalb tha se ende janë në punimin e sipër dhe nëse mbërijnë ti publikojnë sot do të ishte mirë.

Ndryshe, një pjesë e anëtarëve të Komisionit, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, propozojnë që Komisioni të pushojë me punë derisa Gjykata nuk prononcohet lidhur me këtë çështje.

“Me publikimin e emrave të kodoshëve Komisioni shkel parimin e prezumcionit të pafajësisë duke marrë para sysh atë se kjo zgjidhje nuk është përfundimtare dhe nuk ka finalizim gjyqësor, deklaroi anëtari i Komisionit, Çedomir Damjanovski.

Kryetari Tome Axhiev, pohon se, Komisioni do të vazhdojë me punë derisa Gjykata kushtetuese nuk merr vendim për pezullimin e disa dispozitave të ligjit të ri.

Disa intelektualë paralajmëruan padi penale për presidentin Gjorge Ivanov dhe 35 deputetëve që votuan ligjin e ri sepse sipas tyre këto kanë shkelur Kushtetutën. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button