Tridhjetë ditë paraburgim për ish-shefin e DSK-së, Vlladimir Atanasovski
Tridhjetë ditë paraburgim i janë caktuar ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Vladimir Atanasovski, pas marrjes së mbrëmshme në pyetje në Gjykatën Penale, transmeton Portalb.mk
Ai akuzohet për vepër penale “shoqërim për shkak të veprimtarisë armiqësore”, pasi që në seancat e kaluara për “27 prillin”, një pjesë e të akuzuarve në mënyrë direkte e theksuan emrin e tij si organizator kryesor të sulmit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vitin e kaluar.
Atanasovski është arrestuar mbrëmë, para ndërtesës përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ai ishte në krye të DSK-së deri në qershor të vitit 2017, ndërsa tani është këshilltar për Siguri të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.