Shumë nxehtë,mos dilni pa nevojë!

Në Maqedoni sot do të mbajë mot me diell, do të jetë shumë nxehtë dhe do të fryjë erë. Pasdite do të ketë depërtim të masës më të lagësht ajrore e cila në viset veriore, veriperëndimore dhe verilindore do të sjellë reshje shiu.

Do të fryejë erë e përforcuar veriore dhe vderiperëndimore, ndërsa në viset perëndimore do të fryejë erë e përforcuar veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit do të jetë prej 13 gradë deri në 25 gradë, ndërsa ato maksimale do të sillen prej 27 gradë deri në 41 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë dhe me erë. Do të fryejë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do jetë prej 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri në 35 gradë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button