Burevesnik: Gruevski ka urdhëruar pastrimin e dosjes së Rufi Osmanit?

Këtë vikend, kryeministri Nikolla Gruevski paska dhënë urdhër deri te Arhivi i Maqedonisë të pastrohen dhe të tërhiqen dokumentet “në vend të sigurtë” të liderit të RDK-së, Rufi Osmani . Kështu shkruan sajti Burevesnik shkrimet e të cilit bazohen në gazetari hulumtuese.

“Rufi Osmani si lëndë për shqyrtim nga DBK-ja ka qenë që nga pavarësimi i Maqedonisë. Në Arkivin e Maqedonisë ka ekzistuar dosja e tij e cila është përpunuar nga disa shefa të policisë dhe disa bashkëpunëtorë të lartë të DBK-së. Në Arkiv ka të dhëna për përpunimin e dosjeve të politikanëve me emrat e Vërtok, Nushi, Sheqerash, Rinist ndërsa emri i Rufi Osmanit vazhdimisht është përmendur. Audio incizimet e personit të përpunuar Rufi Osmani kanë qenë shumë interesante për ministrin Pavle Prajanov, për Sllobodan Bogoevskin dhe Boris Zmejkovskin, ndërsa janë krijuar në zyrën e Boris Stojmenovit (BS Consulting) të cilat Rufi Osmani i ka vizituar vite me rradhë.Të gjithë të përmendurit këto ditë janë të përfshirë në projektin “Mbështetje të Rufi Osmanit nga BDI dhe VMRO-DPMNE” Mbetet që Rufi Osmani të deklarohet nëse ai e di saktësisht se kush i bëri atij kurthin për “ngjarjet e Gostivarit”, shkruan Burevesnik. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button