PDSH: Shqiptarët nga BDI këtë vit panë vetëm sherr

Partia Demokratike Shqiptare ka kritikuar ashpër punën njëvjeçare të Qeverisë duke vlerësuar se një vit ka punuar vetëm kundër shqiptarëve. Nënkryetari i PDSH-së Imer Aliu në një konferencë për gazetarët tha se Diskriminimi i shqiptarëve ka marrë përmasa të një aparteidi të organizuar shtetërorë dhe si pasojë shqiptarët privohen edhe nga të drejtat më elementare njerëzore. Ai fillimisht foli për aksionin policor “Monstra” duke thënë se Qeveria e inskenoi atë.

“Udhëheqësit e këtij aksioni Gordana Jankullovska dhe Xhelal Bajrami, të urdhëruar nga Nikolla Greuvski dhe Ali Ahmeti, pa pasur asnjë fakt, pa pasur asnjë dëshmi dhe me qindra forca policore bastisën shtëpi të shqiptarëve ku u arrestuan 20 shqiptarë, ndër ta pamë të tërhiqen zvarrë edhe të maltretohen edhe gra shqiptare. Që e keqja të mos ngel me kaq këta të arrestuar u shpallën fajtorë për radikalizëm islamik dhe terrorizëm në të njëjtën ditë nga ana e Jankullovskës dhe zëvendësit të saj nga BDI, Xhelal Bajrami. Dhe sot 3 muaj pas këtij aksioni opinionit nuk  i është prezantuar as edhe një fakt që do ndërlidhet që ndërlidhet me terrorizëm dhe radikalizëm islamik” tha Aliu.

Sipas tij, situata ekonomike në vendbanimet shqiptare është katastrofave me papunësi rekorde ndërsa si pasojë ikin nga vendlindja.

“Nuk ka asnjë investim shtetërorë ndërsa ka orientim të investimeve të huaja në vendbanimet maqedonase. Zonën ekonomike të Tetovës prej themelimit të asaj në 2007, me potencial të madh investues ,BDI e shndërroi në depo hedhurinash”, tha Aliu.

Ai është rikthyer në problemin e arsimit shqip duke thënë se edhe këtë vit vazhdoi projekti i shkatërrimit të arsimit shqip.

“Nga viti 2008 Ali Ahmeti  tha që gjuha shqipe u bë gjuhë zyrtare dhe pas katër viteve shqiptarëve iu desh të dëgjojnë se si i njëjti Ali Ahmeti tre vite para përfundimit të mandatit , kërkoi edhe një mandate që të zgjidh këtë çështje, dhe në fakt ju bëri me dije shqiptarëve që ky mandate ende pa filluar veçmë ka përfunduar” theksoi Aliu para gazetarëve.

Nënkryetari i PDSH-së ka përmendur edhe problemin e mos dënimit të rrahësve të nxënësve shqiptarë nëpër autobusë, rrugë dhe shkolla.

“Pamë se si tifozët maqedonas të financuar nga qeveria ulëritën parulla antishqiptare nëpër ndeshje sportive ,pamë  se si nga buxheti u ndanë 5 mijë euro për 100 vjetorin e shtetit shqiptarë, që më pas u shndërruan në  zero denarë, dhe 50 mijë euro për Sveti Savën. Pamë se si flamuri shqiptarë  në mënyrë nënçmuese më ligj duhet të jetë 3 herë më i vogël se ai maqedonas, pamë se si nxësnësve shqiptarë ju imponohen tekste shkollore ku ofendohen rëndë shqiptarët. Një proverb popullore thotë “Nesë ske hajr mos paç sherr” shqiptarët nga BDI panë shumë sherr e asnjë hajr” përfundoi Aliu. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button