BDI: Doli në shesh djallëzia e Petrol Koalicioni Çetniko-Vojvodian

BDI e ka quajtur djallëzor koalicionin mes PDSH-së dhe LSDM-së duke e thirrur si “Petrol Koalicioni Çetniko – Vojvodian”. Nga BDI theksuan se shqiptarëve asnjëherë më nuk guxon t’ju përsërit viti 2006 kur humbësi i zgjedhjeve në mënyrë jolegjitime i përfaqësonte shqiptarët pa vullnetin e tyre. BDI ka reaguar pas deklaratave të liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi i cili në një intervistë e ka thirrë dhe Ahmetin për ti bashkangjitur në koalicion.

Sipas Artan Grubit, djallëzia e këtij koalicioni doli në shesh me deklaratat e Menduh Thaçit i cili thotë se nuk është i frikësuar nga disfata në zgjedhjet e ardhshme, pasi që ai është i mësuar të humb.

“Djallëzia e “Petrol Koalicionit Çetniko – Vojvodian” filloi të zbërthehet Thaçi vijon me sfidimin e hapur të parimit të koalicionimit midis fituesve në kampin shqiptar dhe maqedonas. Pasi që njëherë kishte nëpërkëmbur vullnetin e shqiptarëve në vitin 2006, kur uzurpoi institucionet e vendit pa vullnetin e shqiptarëve, Thaçi dhe PDSH po përgatisin terrenin për të përsëritur shkeljen e votës shqiptare” ka thënë Grubi.

Sipas tij, Kushtetuta u ndryshua në 2001 për ti garantuar shqiptarëve statusin e kombit shtetformues dhe kjo duhet të respektohet nga të gjithë. 

“Përpjekja e PDSH-së nga viti 2006 për ta anashkaluar këtë të arritur më të madhe dhe për të qeverisur pa vullnetin e shqiptarëve dështoi dhe u dënua nga shqiptarët, andaj të gjitha forcat që përpiqen ta anashkalojnë këtë parim thelbësor, gabojnë rëndë  dhe nuk do t’ia arrijnë. Menduh Thaçi dhe PDSH e dinë fort mirë që Kushtetuta u ndërrua në vitin 2001 andaj mos ti fshehin qëllimet djallëzore për të hyrë në Qeveri nga dera e pasme, por le të përballën me popullin shqiptar dhe ta pranojnë humbjen si burrat, ashtu siç kanë humbur gjithmonë.” shprehet Grubi.

Ai ka theksuar se sipas tij, asnjë “Petrol” koalicion parazgjedhor  nuk do të arrij të ngadhënjejë kundër liderit të BDI-së sepse Aleat dhe partner strategjik i BDI-së është populli shqiptar.

“Qytetarët shqiptar çmojnë vlerat e demokracisë së mirëfilltë dhe përfaqësimin dinjitoz të instaluara nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe refuzojnë vlerat e Kasaphanës të ekzekutuara nga Partia Demokratike Shqiptare” ka thënë Grubi.

Qëndrimi i Bashkimit Demokratik për Integrim është se BDI nuk do të bëjë koalicione parazgjedhore as me VMRO e as me LSDM, por do të vazhdojë aleancën me popullin shqiptar dhe partneritetin me komunitetin ndërkombëtar. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button