Të dhëna skandaloze: Libri i Stojan Andovit i ka zbuluar autorët e atentatit të Gligorovit, Fërckovski dhe Cërvenkovski?
Organizatori i atentatit të presidentit Kiro Gligorov, që ndodhi më 3 tetor të vitit 1995 dihet. Kjo mund të konfirmohet nga dy librat më të rinj të Stojan Andov, ish-kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Veçanarisht nga i fundit “Deri në atentat dhe më pas”, shkruan PlusInfo, transmeton Portalb.mk.
Në disa pjesë të këtij libri, Andov pothujase direkt e thekson Lubomir Fërçkoskin, ministër i atëhershëm i Punëve të Brendshme, si organizator të mundshëm të atentatit. Autori, për shembull, tregon për takimin e tij me presidentin Gligorov para atentatit në vilën “Biljana” në Ohër, në të cilën ish-shefi i është ankuar se Branko Cërvenkovski, Lubomir Fërçkovski dhe udhëheqës tjerë të LSDM-së, nga ai (Gligorovi) kanë kërkuar të jep dorëheqje. Kur e kanë pyetur Gligorovin se kë e konsideron si pasardhës, ai e ka përmendur emrin e Stojan Andovit, thotë autori në libër.
Shok në sallën e Kinotekës në Maqedoni, ku të premtën pasdite u promovuan veprat e zgjedhura nga Andov shkaktoi fjalimi i gazetarit Lubomir Gajdov , i cili u paraqit si njeri që në kohën e atentatit ka qenë në Uashington dhe ka pasur kontakte me “njeriun e dytë të FBI-së”, pikërisht për vrasjen e presidentit Gligorov. Gajdov në mënyrë direkte e përmendi emrin e Lubomir Fërçkovskit si organizator të atentatit, dhe më pas u hap debat i ashpër në sallë.
Gajdov e tregoi edhe takimin e tij me Gligorovin pas atentatit, kur Gligorov i ka thënë se vetëm Branko Cërvenkovski mund ta trashëgojë. Teza e Gajdov ishte se Gligorov e ka propozuar pasardhësin e tij duke e ditur se ai ka frikë nga “atentati” Fërçkovski.
Në promovimin e veprave të Andov ishin të pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Duke pasur parasysh faktin se deri tani nuk ka verzione tjera për ngjarjen e 3 tetorit 1995, është marrë përshtypje se versioni që e tregoi Andov në memoaret e tij, ngadalë, por sigurt, mbetet tregim dominant për atë se kush kanë qenë organizatorët e atentatit. Është shokante që përmenden dy emra konkret – Fërçkovski si organizator dhe Cërvenkovski, si dikush të kishte ditur për planin, madje në atë mënyrë ka marrë pjesë në të.
Deri tani për këto informata, është shprehur vetëm Fërçkovski në kolumnën e tij në Libertas. Në kolumnë ai mes tjerash shkruan:
“Gjatë kohës së atentatit të Kiros, për atë moment traumatik për të gjithë ne, veçanarisht ata që ishin afër tij – Stojan ishte dramë skandaloze. Atë e rikujtojmë vetëm si hynte në kabinetin edhe fotelën e Kiros, orën pas atentatit kur të gjithë ishim të shokuar nëpër spitale dhe si bisedon me Millosheviq, a ai i ka ofruar ndihmë rreth atentatit. Por, ajo Zhana Osmanli më mirë e dinte. Gjithë keqpërdorimin dhe ndërtimin e kësaj traume për kombin, Stojani e ka fokusuar në hakmarrje personale dhe mbjellje të dyshimit dhe komploteve. Në këtë kuptim, ky është një gjest mizor dhe i paskrupult, pa marrë parasysh se cfarë ambicie qëndron pas tij.
Andov ka thënë se Kiro në mbledhje i ka thënë se atë e përgatit për pasardhës dhe se vetëm ai mund ta ruante Maqedoninë (A bre Stojane, çka është ky tregim).
Fërçkovski versionin e Andov e quan si “triler”, “maniulim” dhe “urrejtje”. Megjithatë. Përshtypja është se gjërat mbesin më serioze dhe se do të ofrohet në të ardhmen e afërt të shpallen raste të tjera, meqë dyshimet janë të drejtpërdrejta dhe versioni zyrtar i ngjarjes më 3 tetor 1995 nuk do të ndodhë.