Kujdes sot, tmerrësisht nxehtë, fazë alarmuese!

Fazë alarmuese apo valë e nxehtë e fazës së verdhë sot ka kapluar Maqedoninë. Drejtoria për punë hidrometeorologjike parashikon që temperaturat të arrijnë deri më 40 gradë Celsius. 

Faza e verdhë në të cilën gjendemi parashikon arritje të temperaturave deri më 41 gradë celsius ndërsa e kuqja është katastrofale deri më43 gradë celsius.

Ministria e Shëndetësisë apelon që mos të qëndrohet në vende të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 16.

“Vazhdojnë të vlejnë rekomandimet për popullatën në lidhje me mbrojtjen nga ekspozimi i drejtpërdrejt në diell, shmangies së qëndrimit në vend të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, konsumimit të ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, higjienën e duarve dhe mënyrën higjienike të përgatitjes së ushqimit dhe marrjen e rregullt e terapisë te personat me sëmundje kronike” thonë nga Ministria e Shëndetësisë duke potencuar se janë të përgatitur për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore të numrit të rritur eventual të pacientëve për shkak të ndikimit të temperaturave të larta. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button