Tresh nga qytetarët për punën e qeverisë

Kryeministri Gruevski është lavdëruar për punën e qeverisë në vitin e parë, por qytetarët për dallim nga ai, të pakët me lavdërata. Gruevskit dhe ekipit të tij i dhanë notë tresh për punën në 365 ditët e kaluara, sipas një ankete të realizuar nga TV 24.

Ju pëlqen pamja e Shkupi 2014, por gjithashtu vërejnë se varfëria është e madhe, papunësia po rritet, faturat rriten.

Sipas ekspertëve, pikërisht sfera ku Gruevski lavdërohet më shumë, është më e vobekëta me arritje. Thonë llogaria që dha është një truk i mirë marketing. Nuk janë të befasuar që në raportin e kryeministrit nuk është gjetur vend për regjistrimin e dështuar dhe aksionin Monstra, sepse siç thonë ata është normale të mos flet për dështimet.

Disa nga politikologët për burimin e njëjtë parashikojnë se sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më shumë për shkak të politikës ditorë do të ndizen shkënditë mes Gruevskit dhe Ahmetit, por koalicioni në thelb do të mbetet i paprekur. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button