Menduh Thaçi:do të bashkëpunoj me PYKA-n, le të vijë dhe Ahmeti

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka shpreh gatishmërinë për bashkëpunim mes partisë së tij dhe lëvizjes qytetare PYKA, ndërsa nuk ka lënë anash edhe anëtaret e ish partisë së Imer Selmanit Demokracia e Re. Këtë informatë ai e ka bërë të ditur për për javoren maqedonase “Gragjanski “.

“Fillimisht do të tentoj të bisedoj me strukturat jo-qeveritare në Shkup të bashkuara në lëvizjen PYKA. Pastaj me përfaqësues të partisë së Imer Selmanit duke mos i legjitimuar si parti politike “ është përgjigjur Thaçi në intervistën e kësaj gazete.

Më tej ai e ka thirrur dhe liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ti bashkëngjitet koalicionit të PDSH-së me LSDM-në.

“Tani kur të gjithë që përkrahim kompromisin dhe integrimin e vendit në NATO,  jemi mbledhur në një vend , Ahmeti është me ne apo me Gruevskin?  Ja le të urdhëroj edhe ai të jetë pjesë e bashkëpunimit të PDSH-së me LSDM-në dhe le ta përkrah platformën për zhbllokimin  e integrimeve”, është shprehur  Thaçi.

“Le të inicojë Ahmeti ndryshime të kushtetutës dhe ta shkruajmë se shteti ynë është federatë dhe se fituesit në dy blloqet etnike e bëjnë qeverinë. Unë do ti jap mbështetje“ ka thënë Menduh Thaçi. 

Ndërsa sa i përket deklaratës së Ahmetit se Thaçi është i frikësuar nga disfata në  zgjedhjet e ardhshme andaj edhe ka shpejtuar të merret vesh me LSDM-në për bashkëpunim, kryetari i PDSH-së thotë se Ahmeti është më i frikësuar sepse Thaçi tani më është mësuar të humbë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button