Në oborrin e spitalit të Tetovës rrëmujë nga bërlloku medicinal

VMRO-Partia Popullore është e tmerruar nga gjendja se si trajtohet bërlloku medicianl në qarkun e spitalit klinik të Tetovës, dhe në mënyrën më të ashpër e dënon pakujdesin për shëndetin e banorëve të Tetovës dhe paraqitjen e mundshme të epidemive me pasoja të paparashikueshme.

“Të befason fakti se para vetëm disa muajve, ministri Todorov shpalli këtë klinikë si një prej institucioneve më të mira shëndetësore në vend, ndërsa ekipi menaxherik u shpërblye dhe lavdërua nga ana e ministrit. Si përgjegjës për gjendjen e tillë i konsiderojmë edhe vetëqeverisjen lokale dhe ndërmarrjen komunale publike, të cilat si duket kanë ngecur në kryerjen e detyrave të tyre.

Konsiderojmë se të gjithë kompetentët duhet t’i përmbahen dhe tërësisht dhe në mënyrë konsekuente t’i zbatojnë dispozitat për trajtimin e bërllokut medicinal, theksojnë nga VMRO-PP. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button