Boshnjakovski: Ajo që Lika nuk ka ardhur në seanca nuk do të thotë që nuk i ka plotësuar obligimet
Zëvendëskryeministri Hazbi Lika pas disa muajsh sërish ka filluar të shkojë në punë në Qeveri, ndërsa sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha se ajo që Lika nuk ka shkuar në punë nuk është shenjë se nuk i plotëson obligimet, transmeton Portalb.mk.
“Komunikimi ishte se Hazbi Lika i ka kryer obligimet e tija në aspektin administrativ. Një periudhë të caktuar ai nuk ishte i pranishëm në seancat qeveritare, por nuk do të thotë se ai nuk i ka plotësuar obligimet”, tha zëdhënësi i Qeverisë,Mile Boshnjakovski.