Shqipëri: Zgjedhjet e 2013, Rama kandidat në listën e PS

Kryetari i PS-së, Edi Rama gjatë një emisioni televiziv deklaroi mbrëmë se do të jetë kandidat për deputet në listën e PS-së, në 2013 dhe se në PS nuk do të ketë hapësirë për asnjë lëvizje që kërkon ta përçajë atë. 

“Nuk kam asnjë arsye që të mendoj për vendin në listë, jo se jam kryetari i partisë, por se nuk mendoj që numrat në listë janë renditje sipas vlerës. Për më tepër po të shikoni eksperiencat e vendeve që kanë procese zgjedhjesh me lista rajonale vendosin në fillim edhe njerëz krejt të rinj për arsye të ndryshme. Por, sigurisht që do të jem një nga kandidatët, patjetër si të gjithë të tjerët”, u shpreh ai.

Në lidhje me ndryshimet në presidencë ai u shpreh se kishte këmbyer mesazhe me ish-presidentin Topi dhe presidentin e ri, Bujar Nishani, gjatë ceremonisë në Presidencë. Ndërkohë, kreu socialist shprehet se do të jetë një nga kandidatët për deputetë në listën e PS-së, në 2013 dhe se në PS nuk do të ketë hapësirë për asnjë lëvizje që kërkon ta përçajë atë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button