OKB i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës të ruajnë gjakftohtësinë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se tensionet e rritura në Detin e Zi në mes të Rusisë dhe Ukrainës janë alarmante dhe u bëri thirrje palëve të shfaqin përmbajtje maksimale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Zyrës së Zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm, Guterres ka theksuar se çdo veprim që do të përshkallëzonte më tej tensionet në Ngushticën e Kerçit duhet të shmanget.

Guterres u ka thirrje palëve të shfaqin përmbajtje maksimale për të zvogëluar tensionet në mënyra paqësore dhe për të zgjidhur problemin pa vonesë, duke theksuar nevojën për respektim të të drejtave të palëve relevante dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Të dielën, Rusia konfiskoi tri anije të flotës ukrainase në Detin Azov në afërsi të Krimesë, gadishullit që aktualisht kontrollohet nga Rusia.

Rusia ndërhyri gjersa anijet ukrainase po zhvendoseshin nga Odesa në Portin e Mariupolit në Detin Azov.

Ndërkohë që Rusia tha se anijet kishin injoruar thirrjet për të ndaluar, duke shkaktuar aksion ushtarak, flota ukrainase akuzoi Rusinë për hapje zjarr ndaj anijeve të saj luftarake, duke shtuar se anëtarët e ekuipazhit u plagosën dhe anijet e saj u konfiskuan nga Rusia.

Parlamenti ukrainas, më kërkesë të presidentit Petro Poroshenko, dje miratoi një vendim që parasheh zbatimin e ligjit ushtarak për periudhë 30-ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button