PD: Votoni imunitetin për integrimin

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi i ka bërë sërish sot thirrje Partisë Socialiste të votojë në 6 gusht heqjen e imunitetit. 

Duke e ftuar kreun e PS-së Rama të ndjekë shembullin e të majtës sllovake, e cila një ditë më parë votoi pro heqjes së imunitetit, Bardhi theksoi se “Rrezimin emurit të imunitetit më datë 6 Gusht, e presin me padurim të gjithë qytetarët shqiptarë pavarsisht nga përkatesia tyre partiake, sepse ata duan barazinë para ligjit. Ata nuk duan që qeveritarët, deputët, gjykatësit, zyrtarët e tyre të lartë të mbrohen nga imuniteti për vepra penale për të cilat qytetarët e thjeshtë, fëmijët e tyre, përballen çdo ditë me ligjin dhe ndeshkimin ligjor”, tha ajo. 

Sipas PD, Rama nuk duhet të vazhdojë të mbajë më peng statusn e vendit kandidat në BE. 
“Qytetarët e këtij vendi dhe miqtë e tyre kudo në botë, presin me padurim që ligjvënësit shqiptarë të votojnë më datën 6 Gusht për një Shqipëri që përmbush me dinjitet detyrimet për marrjen e statusit të vendit kandidat. Shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë presin nga ta që të votojnë me 6 Gusht për heqjen e imunitetit dhe të mos pranojnë kurrësesi që procesi i Integrimit Europian i Shqipërisë të mbahet peng nga një klub miliarderësh që për trafiqet e tyre kriminale, kontrabandën, tokat e pushtuara, pallatet pa leje, nuk pranojnë kurrë të heqin dorë nga muri mbrojtës i imunitetit. Partia Demokratike i ben thirrje z.Rama, të ngrihet mbi interesat e paligjshme të një grupi të vogël miliarderësh në krye të Partisë Socialiste dhe të lejojë deputetët e Partisë Socialiste të votojnë më 6 Gusht për shembjen e murit të korrupsionit, murit të zi që shtyn çdo ditë drejt mjerimit të varfërit e këtij vendi, që thellon çdo ditë pesimizmin dhe dëshpërimin dhe pret shpresat për punësim të të papunëve, që pengon rritjen e merituar të pensioneve për të moshuarit tane dhe qe jo në pak raste privon qytetarët nga një vendim i drejtë në gjykatat tona”, përfundon deklarata.

Menjëherë ka reaguar kryesocialisti Edi Rama, i cili përmes profilit të tij privat në Twitter iu përgjigj ftesës së Partisë Demokratike. 

“Të marrim shembull nga e majta sllovake thotë kryeministri. Dakord jemi, e nisim me heqjen e taksës së sheshtë! Kjo ishte e para gjë e tyre sa fituan! –shprehet Rama, i cili akuzon qeverinë se ka dështuar. 

“Sa për integrimin Partia Socialiste ka bërë e do bëjë gjithçka duhet, po korrupsioni, krimi, lëmshi me pronat, rrënimi administratës janë dështimet e qeverisë- shkruan Rama në profilin e tij. 

“Ah, po rritet dëshpërimi e pesimizmi në Shqipëri pohon Saliu! E fajin e paska opozita që kryeministri s’di të qeverisë po vetëm të grabisë e rrënojë”, thotë Rama më tej. 

Lajme të ngjashme

Back to top button