Opozita greke nuk do të votojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, nuk do të votojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, këtë qëndrim të partisë e ka përsëritur sot zëdhënësja Marina Spiraki, gjatë takimi me gazetarët. Ajo thotë se partia nuk do ta votojë këtë marrëveshje as në parlamentin e ardhshëm, për të cilin thotë që pritet të jenë shumicë, njofton Portalb.mk.

“Demokracia e Re ka një pozicion shumë konkret. Nuk do të votojmë për ratifikimin e marrëveshjes në parlamentin e tanishëm. Ne nuk do të votojmë për ratifikimin e marrëveshjes as në parlamentin e ardhshëm, ku siç duket, ne do të jemi shumicë”, thotë zëdhënësja e Demokracisë së Re, duke shtuar se “gjithçka tjetër lidhet me përgjegjësinë e partive të tjera”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button