Ministri Besimi priti paqëruajtësit në Tetovë

Sot në kazermën Kuzman Josifovski – Pitu” në Tetovë 149 ushtarë të kontingjetit që kanë marrë pjesë në misionin paqëruajtës ISAf në Afganistan, janë pritur me nderime të larta ushtarake ku ka marrë pjesw edhe ministri i Mbrotjes Fatmir Besimi.

Ai tha se ky mision ka për qëllim ruatjen e paqës në botë ku ne ndjehemi të lumtur se këtu bën pjesë edhe Republika e Maqedonisë. “Sot mbushet një vit që kur unë jam Ministër i Mbrojtjes dhe kontingjenti çka kthehet sot këtu, mund ti sheh ndryshimet në armatë, të cilat janë bërë sipas standardeve të NATO-s, të cilat mundësojnë ngritje dhe përparim në karrierën e çdo ushtari , me qëllim të ndërtimit të një armate moderne dhe efikase që është më afër qytetarëve . Për ne si ministri,  Armatën e Maqedonisë dhe për tërë Maqedoninë është një ditë e suksesshme pas një misioni paqëruajtës ndërkombëtar. Misionet e këtilla Maqedoninë gjithnjë e më shumë e bëjnë një vend të promovuar që e  do paqen si në kuadër të vendit poashtu edhe në misionet paqwruajtëse ndërkombëtare dhe me këtë kontigjent ne sot tejkaluam numrin mbi 2000 ushtarë që kanë marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në Afganistan apo afër 2800 ose 35 përqind e armatës që marrin pjesë në misione ndërkombëtare”, tha Besimi .

Në këtë solemnitet ka marrë pjesë edhe  zëvendësshefi i SHM të ARM-së gjeneralmajori Naser Sejdini, Komandanti i Komandës së bashkuar operative gjenerali brogador Metodija Veliçkovski, Komandanti i Brigadës së parë të menakizuar këmbësorike koloneli Stojan Dimçov, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, familjarët e pjesëtarëve të kontigjentit dhe mysafirë të tjerë.

Kontigjenti i ARM-së gjatë gjashtë muajve të kaluar ishte i angazhuar për kryerje të detyrave të komplikuara, siç janë: sigurim i plotë i komandës së ISAF-it në Kabul, sigurim i objekteve me rëndësi vitale për jetën e banorëve në Afganistan, sigurim luftarak i komunikimeve dhe fusha në zonën e përgjegjësisë dhe të tjera.

Nga ana e komandës së ISAF-it dhe komandot e larta kompetente të NATO-s, angazhimi i pjesëtarëve të ARM-së, shumë herë është vlerësuar lartë, që është meritë e shkallës së lartë të trajnimit, por edhe guximit të treguar, kompatibilitetit dhe aftësisë operative gjatë kryerjes së misionit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button