Tusk: Evropa e bashkuar në mbështetje të Ukrainës

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka dënuar veprimet e Rusisë lidhur me “përdorimin e forcës në Detin Azov”, për çka i bëri thirrje Moskës zyrtare të përmbahet nga provokimet e mëtejshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dënoj përdorimin e forcës në Detin Azov nga ana e Rusisë. Autoritetet ruse duhet të kthejnë marinarët dhe anijet ukrainase, si dhe të përmbahen nga provokimet e mëtejshme. Kam diskutuar situatën me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, ndërsa më vonë do të takoj përfaqësuesit e tij”, shkroi Tusk në një postim në Twitter.

“Evropa do të qëndrojë e bashkuar në mbështetje të Ukrainës”, shkroi më tej Tusk.

Komentet e tij u bënë pasi Rusia të dielën konfiskoi jashtë Krimesë, tre anije të marinës ukrainase, më saktësisht në Detin Azov.

Rusia nga ana e saj tha se anijet kishin injoruar thirrjet për të ndaluar në kufi, gjë e cila kishte shkaktuar një veprim ushtarak të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button