Ja disa maska nga vezët, për një fytyrë të bukur

Veza nuk ka vetëm cilësi ushqyese, ajo ka plot vitamina për lëkurën tonë të lodhur.

Një maskë kundër rrathëve të zinj të syrit
E bardha e vezës ajo mund të përdoret për të mbyllur poret e lëkurës sonë. Atëherë për një efekt të menjëhershëm, nuk presim per të bërë masken kundër rrathëve të syrit.
Si të bëni ? Ju mjafton të aplikoni një pikë ose dy  (jo më shumë) e bardhë vezësh jo të rrahura, duke e vendosur atë tek rrethi i zi i syrit duke e tërhequr ate nga pjesa e jashtme me ndihmen e duarve.

E lëmë të thahet dhe të mbetet ashtu per disa minuta. Më pas shpelajeni me ujë të vakët dhe fshijeni lëkurën në mënyrë delikate përpara se të vendosni kremin e zakonshëm të syve ose makijazhin. Jeni rinuar pak vjet? Për fat të keq, efekti është i përkohshëm.

Maskë kundër lodhjes
Përgatisim një maskë rigjallëruese me vezë, me mjaltë dhe me polenin e luleve. Në një tas, hedhim një lugë kafe topa poleni të cilës i shtojmë një të verdhë veze dhe një lugë kafe mjalte . Me pas përziejini mire.
Lerini ne fytyre per 10 minuta përpara se ta shpëlani ne menyre delikate me uje te vaket.

Maskë kundër rrudhave 
Nuk ju premtojmë zhdukjen e rrudhave por të drejtoni pak lëkurën. Per këtë përhapim nje te bardhe veze ne fytyre me nje penel duke ecituar konturin e syve , rrenjen e flokeve dhe qerpiket  ( per te evituat efektin ngjites). E leme ashtu per 10 minuta përpara se ta shpëlani me uje te vakët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button