Ndërroi jetë Bernado Bertolucci, regjisori i “Tango e fundit në Paris”

Regjisori italian Bernardo Bertolucci, i njohur për shumë filma në mesin e të cilave “Tango e fundit në Paris”, “Perandori i fundit” dhe “Konformisti”, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas raportimeve të mediave italiane, Indipendant shkruan se vdekjen e regjisorit e ka konfirmuar publicisti i tij Flavia Schiavi, i cili ka thënë se Bertolucci ka ndëruar jetë në ora shtatë të mëngjesit të sotëm, pas një sëmundjeje nga kanceri.

Në dekadën e fundit, ai ka lëvizur vetëm me karrocë si pasojë të një operacioni të pasuksesshëm të diskut herniuar.

Një deklaratë e Bertoluccit vitin e kaluar shkaktoi polemika të mëdha në opinionin botëror pasi zbuloi detajet kryesore të skenës së përdhunimit në filmin “Tango e fundit në Paris”, me protagonist kryesorë aktorët Marlon Brando dhe Maria Schneider, duke thënë se skena ishte mbajtur e fshehtë nga aktorja deri në xhirimin aktual, me qëllim të vetëm që të nxirrte një reagim sa më të mllefosur nga aktorja.

Bertolucci pranoi se kishte qenë i tmerrshëm ndaj Schneiderit, megjithatë mohoi të ndjente një keqardhje për veprimet e tij.

Filmi “Perandori i fundit” ka fituar 8 çmime Oscar – si filmi më i mirë, skenografia më e mirë, fotografia, dizajni i kostumeve, regjisori më i mirë, montimi më i mirë, muzika dhe skenari i adaptuarBernado Bertolucci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button