Fillon gjykimi ndaj policit vrasës i dy shqiptarëve

Në Gjykatën Themelore në Gostivar sot fillon gjykimi i policit Jaqim Trifunovski.

Ai me pistoletën e tij zyrtare më 28 shkurt vrau shqiptarët Besnik Shehapin dhe Imran Mehmedin në një parking në Gostivar.

Thuhet se Trifunovski në dosjen e tij ka pasur edhe më parë padi penale për vepra tjera penale, ndërsa theksohet se vrasjen e ka bërë me qëllim. 

Familja e policit Trifunovski gjendet nën mbrojtje të policisë jashtë qytetit të Gostivarit, kurse pas vrasjes në Gostivar dhe Shkup ishin organizuar demonstrata që kërkonin të ndalonte dhuna dhe të dënohej maksimalisht fajtori. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button