SHBA dhe Izraeli mospajtime për Iranin

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, u ka thënë Shteteve të Bashkuara se është i gatshëm të përballet me “sfida të çdo niveli” që paraqet programi bërthamor i Iranit.
 
Megjithatë, ai ka shtuar se “ora po troket me ritëm të ndryshëm për të dy vendet”, duke aluduar në mosmarrëveshjet e tyre për kohën e sulmeve eventuale ndaj objektivave bërthamore të Iranit.
 
“Izraeli ka të drejtë sovrane për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe Shtetet e Bashkuara e kuptojnë këtë”, ka thënë Barak, pas takimit me zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, admiralin Xhejms Vajnfelld.
 
Izraeli ka paralajmëruar se një Iran i pasur me armë bërthamore do të përbënte kërcënim dhe ka thënë se do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të parandaluar atë.
 
Teherani hedh poshtë akuzat e Perëndimit se bën përpjekje të krijojë armë bërthamore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button