Ndërroi jetë shefi i inteligjencës ushtarake ruse

Kreu i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë, GRU, gjenerali Igor Korobov, vdiq në moshën 62-vjeçare, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, njofton REL.

Korobov, i cili mori postin në vitin 2016, thuhet se vdiq pas “një sëmundjeje serioze dhe të gjatë”.

GRU, këtë vit, është lidhur me një sulm me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia.

Sulmi ka ndodhur në muajin mars në Britani dhe Skripalët i kanë mbijetuar.

Korobov thuhet se është përballur me kritika nga zyrtarët rusë për dështimin e operacionit.

Sulmi dyshohet se është kryer nga Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepiga, të dy të identifikuar nga autoritetet britanike si operativë të GRU-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button