Turqi, fundoset një anije peshkimi, mbyten 60 persona

Të paktën 58 klandestinë kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së anijes me të cilën ata po udhëtonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. Palombarët turq arritën t’u shpëtojnë jetën 46 personave.

Anija me mbi 100 klandestinë e filloi lundrimin nga fshati Baradan dhe u fundos rreth 50 metra larg bregut. Menjëherë pas aksidentit, që besohet se ka ndodhur për shkak të përplasjes me disa shkëmbinj nënujorë, ekipet e shpëtimit nxorën gjallë nga deti 43 emigrantë të paligjshëm dhe 2 drejtuesit turq të peshkatores.

Në vijim palombarët gjetën edhe trupat e pajetë të 60 personave, 31 prej të cilëve fëmijë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button