Han: Pres shpjegim nga Orban se në çfarë baze i ka dhënë azil politik Gruevskit

Eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Johanes Han ka reaguar në rrjetin social Twitter në lidhje me vendimin e djeshëm të Hungarisë për dhënien e azilit politik Nikolla Gruevskit. Han tha se nëse me të vërtetë është kështu, pritet shpjegim nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban për bazat e këtij vendimi, transmeton Portalb.mk.

“Kam dëgjuar për raporte për vendimin e Hungarisë që t’i jep azil Nikolla Gruevskit. Nëse konfirmohet, do të pres shpjegim për arsyet e vendimeve të Viktor Orban”, shkroi Hanë në Twitter.

Eurokomisari shpjegoi se është i befasuar që Hungaria i ndan azil Gruevskit dhe me atë që e shpall Maqedoninë si vend të pasigurt, dhe në të njëjtën kohë e përkrah anëtarësimin e saj në BE.

“Sundimi i së drejtës mbetet parimi themelor për vendet anëtare dhe për vendet kandidate për anëtarësim. Kjo është kyçe për besueshmërinë e Evropës. Jam i befasuar që Hungaria mbështet anëtarësim të Maqedonisë në BE, por nuk e konsideron si të sigurt”, shkruan Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button