Gostivar, me protesta do të presin gjykimin për vrasjen e dyfishtë

Sipas të gjitha gjasave nesër duhet të fillojë procesi gjyqësor kundër policit vrasës Jakim Trifunovski, i cili në muajin shkurt ka vrarë Imran Mehdiun(30) dhe Besnik Shehapin (26). Seanca pritet të fillojë në orën 10 e 30 në Gjykatën Themelore të Gostivarit. 

Në të njëjtën kohë është paralajmëruar edhe një protestë para Gjykatës së Gostivarit. Protestën e kanë paralajmëruar grupe të organizuara të qytetarëve në rrjetet sociale.

Nën moton “Të gjithë në këmbë, protestojmë kundër vrasjes së dy të rinjve nga Gostivari” protesta pritet të fillojë nesër me fillim në orën 10.

Ditë më parë, avokati mbrojtës Vullnet Paçuku, për Portalb u shpreh optimist se procesi do të fillojë.

Familjet e viktimave siç kanë potencuar disa herë, nga Gjykata për të akuzuarin Jakim Trifunovskin kërkojnë dënim maksimal, respektivisht burgim të përjetshëm si dhe dëmshpërblimin që u takon./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button