Çair, nuk do të kishim refuzuar takim me MASH-in, por emrat e shkollave nuk ndryshohen

Deri tek Ministria për punë të brendshme nuk ka arritur kërkesë nga ana Inspektoratit shtetërorë për arsim për të intervenuar në tërheqjen e katër tabelave me emrat e ndryshuar të shkollave fillore në Çair. 

Këtë e ka konfirmuar vetë ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, pas promovimit të DVD “Abetares për qarkullim” për nxënësit e klasës së parë.

“Zyrtarisht kërkesë për asistencë nuk është parashtruar në polici, por nga ajo që dëgjova nga ana e drejtorit të Inspektoratit shtetëror arsimor është dhënë afat për mënjanimin e mënyrës jo konsekuente”, tha Jankulloska.

Ditën e parë të fillimit të këtij viti shkollor Ministria për arsim dhe shkencë si dhe Inspektorati për arsim dhe shkencë, i kanë dhënë afat Komunës Çair tetë ditë që ti rikthejnë emrat e vjetër, në të kundërtën do ti dënojnë. 
Ministri i arsimit dhe shkencës thotë se presin afatin e paraparë për tu takuar me drejtorët e katër shkollave.

“Tani për tani, nëse nuk veprohet komfor rekomandimeve të Inspektoratit shtetëror arsimor, nuk është parashikuar takim”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev.

Por siç konfirmojnë nga Komuna Çair, një kërkesë e tillë as që ka arritur zyrtarisht në Komunë, tha Muzafer Rexhepi përgjegjës për arsim fillor në Komunën Çair.

“As ftesë zyrtare nuk kemi marrë për takim, e as kërkesë për tërheqjen e tabelave. Një është e qartë, tabelat do të mbeten aty ku janë, ndërsa në rast se na vjen ftesa nga ana e ministrit nuk kemi përse ta refuzojmë, sigurisht se do të takohemi” tha për Portalb, Rexhepi.

Ndryshe, nga 3 shtatori kur edhe filloi viti shkollor 2012/2013, katër shkollat e Cairit mbajnë emrat “Hasan Prishtina”, “Jashar Bej Shkupi”, “Ismail Qemajli” dhe “Imri Elezi”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button