Edhe Bullgaria paralajmëron “vija të kuqe” për fqinjët

Qeveria bullgare miratoi një raport në bazë të të cilit duhet të përpilohet dokumenti për përcaktimin e bazave të politikës bullgare ndaj shteteve fqinjë.

Siç deklaroi ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikollaj Mlladenov, arsyeja për përpilimin e një dokumenti të tillë ka qenë nevoja që pas anëtarësimit pesëvjeçarë në BE dhe anëtarësimit tetëvjeçarë në NATO të përcaktohen në afatgjatë interesat dhe pikëpamjet bullgare në marrëdhëniet me fqinjët.

“Bullgaria është e hapur për të gjithë fqinjët e saj dhe e mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian, por nuk do të lejojë askë që të përzihet në historinë dhe identitetin e saj. Nuk është puna e politikanëve të tentojnë ta interpretojnë historinë. Të gjitha këto tentativa sollën deri te kolapsi, andaj është më me rëndësi të shikojmë përpara, deklaroi shefi i diplomacisë bullgare Nikolla Mlladenov në seancën qeveritare.

Siç bëjnë të ditur sot mediat bullgare, në seancën Qeveria miratoi propozim që do të dorëzohet në Parlament me të cilin kërkohet që të miratohet dokumenti në të cilin do të përcaktohen bazat e politikës bullgare ndaj fqinjëve.

Mlladenov theksoi se dokumenti po ashtu duhet të përmbajë disa “vija të kuqe” të cilat nuk do të mund të tejkalohen në marrëdhëniet bilaterale.

Çështja me historinë e Maqedonisë është theksuar si një vijë e tillë e kuqe lidhur me shtetin, por megjithatë nuk është emëruar drejtpërdrejt nga ministri bullgar Mlladenov.

Mlladnov paralajmëroi edhe se javën e ardhshme do të mbahet takim i rregullt me ambasadorët e vendeve të Ballkanit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button