Lustrimi, në shënjestër edhe një kritikues i Nikolla Gruevskit?

Është duke u bërë gati terreni për të lustruar edhe një ish-zyrtar, i cili vlen si kritikues i madh i pushtetit dhe i cili do të cilësohet si urdhërdhënës, mëson “Fokus”.

Sipas informatave të kësaj të përditshmëje, para do kohe njeriu i parë i Komisionit për lustrim, Tome Axhiev, kolegëve të tij u propozoi një rregullore për punë në të cilën ishin definuar kategoritë e të lustruarëve, ndonëse paraprakishtë ishte marrë vesh se akt të tillë nuk do të ketë dhe se komisioni do të punojë vetëm me rregulloren.

Në rregulloren qëndronte se si urdhërdhënës mund të konsiderohet nga ish-kryetari i Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë e deri te cilido inspektor në Maqedoni.

Ndaj kësaj reaguan një pjesë e lustratorëve me argument se fare nuk kanë qenë të paralajmëruar se po përgatitet rregullore dhe plotësisht janë çuditur se nga cili ligj janë nxjerrë definicionet. Gjoja, Axhiev e tërhoqi rregulloren, por të marten sërish e vendosi në rend dite për seancën e djeshme të Komisionit për lustrim.

Paralelisht u caktua edhe një seancë në të cilën krahas raporteve të paralajmëruara për disa të punësuar në RTM dhe për një gjykatës u paraqitën edhe tre raporte të të ashtuquajturve urdhërdhënës. Supozimi është se pikërisht me këtë hapet mundësia që së shpejti të lustrohet edhe një emër i bujshëm nga radhët e kritikuesve më të mëdhenj të Nikolla Gruevskit.

Në mënyrë plotësuese, druajtjet janë se me këtë definim të urdhërdhënësit mund të lustrohen disa qindra të punësuar në policinë sekrete, meqë për të ndjekur një person kanë qenë të nevojshëm pesë nënshkrime nga shërbimi.

Në njërën nga seancat e djeshme kanë qenë gati raportet për tre të punësuar në Radio Televizionin e Maqedonisë, prej të cilëve dy ishin nga kuadri teknik ndërsa ka pasur edhe një correspondent. Në rend dite ishte dosja edhe e një gjykatësi. Dy të RTM-së u shpallën se nuk janë bashkëpunëtor, si edhe gjykatësi, ndërsa i treti që vjen nga servisi radiodifuziv publik ishte lënë anash  dhe për të është kërkuar të ketë hulumtime shtesë. Në seancën e djeshme nuk kaloi as nisma për rregullore të re me të cilën definohet kush është urdhërdhënësi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button