Vazhdon beteja maratonike për ‘branitellat’

Vazhdon debati në Komisionin për punë dhe politikë sociale për ligjin për branitellat. Ku dje u ndërpre dhe vazhdon aty ku mbeti.

Me diskutimin maratonik të Talat Xhaferit, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, i cili dje edhe me rrëzimin e rekordit kuvendor, mbeti i pathënë deri në fund. Plot tre orë diskutoi dhe tha se ka ende kondicion, që do të thotë se edhe sot vazhdon. Cilën taktikë do ta zbatojë sot do të shohim.

Dje me dëshirën që t’i bind kolegët se nuk duhet të votojnë për ligjin, ose t’i kthejë mbrapshtë VMRO-DPMNE-në nga vendimi i tyre, i citoi të gjitha nenet e Kushtetutës, nga preambula e Kushtetutës dhe nga Marrëveshja e Ohrit. Dhe me të vetmin qëllim që të dëshmojë pse ligji është kundërkushtetues.

BDI tashmë deklaroi se me të gjitha mjetet do të luftojë që të mos miratohet Ligji për branitellat.

Për BDI-në dhe PDSH-në ky vendim është kundërkushtetues dhe jodemokratik. Për VMRO-DPMNE-në është momenti i duhur për bashkëjetesë dhe paqe, ndërsa për LSDM-në, Ligji për branitellat nuk është kundërkushtetues, nuk është kundër Marrëveshjes së Ohrit, dhe nuk është kërcënim për Republikën e Maqedonisë, kërcënim është qeverisja e papërgjegjshme e pushtetit. 

Seanca plenare është caktuar për të hënën. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button