Zgjohu: Ligji për branitellat nuk kalon

Me rastin e hyrjes në procedurë parlamentare të Propozim ligjit për branitellat, i cili sot u shqyrtua në komisionin për punë dhe politikë sociale, Lëvizja qytetarë Zgjohu filloi fushatë kundër këtij ligji.

“Sot, më 5 shtator, të gjithë shqiptarët kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të Ligjit për “Branitella” nga rendi i ditës ose të plotësohet me përfshirjen edhe të UÇKsë. Ligji, i atillë siç është propozuar, është në kundërshtim të plotë me intepretimin autentik të Ligjit për Amnesti me të cilin po kjo përbërje parlamentare rinjohu UÇKnë si pale legjitime në luftën e vitit 2001” – thuhet në reagimin e kësaj lëvizjeje.

Sipas tyre, votimi i këtij ligji vetëm nga partitë maqedonase do të sjellë pasoja të paparashikueshme për Maqedoninë.

“Votimi i këtij ligji me majorizim të votave etnike maqedone kundrejt atyre shqiptare do ta kthen vendin në vitet e para të pavarësimit duke i fshirë apriori të gjitha të arriturat demokratike pas vitit 2001. Ky ligj do të jetë antikushtetues sikur edhe shumë ligje tjera të cilat u përpoq ti funksionalizojë qeveria por që nuk arritën ta kalojnë peshoren e drejtësisë kushtetuese. Përtej të gjitha padrejtësive dhe parregullësive të veta, ky propozim ligj do të shkaktojë pasoja të paparashikueshme për të ardhmën e Maqedonisë” – thonë nga Zgjohu.

Lëvizja Qytetare “Zgjohu!” sot organizoi një debat me temë “Pajtim ose paragjykime”, ku katër penalistët Ymer Ismaili, Rizvan Sulejmani, Biljana Vankovska e Vlado Popovski shprehën qëndrimet e veta rreth shkaqeve që sollën deri te ngjarjet e fundit, si dhe mënyrat se si të tejkalohen paragjykimet dhe të arrihet pajtimi. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button