Mediat hungareze: Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me Orbanin

Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia. Në kumtesë, qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet ku thuhet se diplomatët hungarez i kanë ndihmuar Gruevskit, që të kalojë nëpër tre shtete.

LEXO: Zaev në dyshime: Ndoshta Gruevski është kidnapuar

Nga ana tjetër, siç njofton portali Atlatszo, është e mundur që Gruevski të ketë arritur në Hungari me 14 nëntor, me aeroplanin privat në pronësi të Ishtvan Garançi, i cili është oligark i afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ndërkaq statusi i tij në fejsbuk është shkruar para një dite.

Nëse e gjithë kjo mund të jetë e vërtetë, atëherë qeveria hungareze e ka shkelur ligjin aktual dhe rregulloren për dhënien e azilit, kurse përveç kësaj e ka shkelur dhe Kushtetutën në veçanti ndryshimet e fundit, me të cilin ndalohet dhënia e azilit për persona nga vendet e huaja, raportojnë mediat lokale.

LEXO: Kryeministri hungarez më në fund ka thyer heshtjen për ikjen e Gruevskit

Për shkak të dyshimit se janë kryer këto vepra, deputeti i pavarur në parlamentin e Hungarisë, Akos Hadazi, ngriti akuza kundër një personi të panjohur dje në Budapest.

LEXO: Arratisja e Gruevskit, Dimitrov realizoi bisedë telefonike me homologun hungarez
LEXO: Rot për Gruevskin: Hungaria i ka hapur kufijtë për emigrantët, mahnitëse
LEXO: Flekenshtajn: Vështirë ta imagjinoj se Hungaria do t’i japë azil politik Gruevskit

LEXO: DASH: Gruevski duhet të kthehet për ta mbajtur dënimin
LEXO: Gruevski ka kërkuar azil në Ambasadën hungareze jashtë Maqedonisë, thonë nga Qeveria e Hungarisë
LEXO: Konfirmim edhe nga Hungaria, Gruevski ka kërkuar azil politik
LEXO: Spasovski: Përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit kërkoni nga gjyqtarët
LEXO: Arifi: Gjykata duhet të sjell urdhër Gruevskin ta dërgojnë në burg me përcjellje policore
LEXO: Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin e dënuar Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg? 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button