Tërmet 7,9 ballësh në Costa Rica, alarm për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.9 ballë të shkallës Riter ka tronditur sot Kosta Rikën, çka ka bërë që të lëshohet alarm për cunami.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Associated Press e cila citon burime pranë Institutit Gjeologjik amerikan (USGS). Sipas saj, ende nuk ka llogaritje të dëmeve.

USGS-ja tha se tërmeti goditi në det të hapur, rreth 50 milje (80 kilometra) larg qytetit të Liberias. 
Menjëherë pas tërmetit, në shumë shtete të Amerikës së Jugut janë lëshuar alarme për cunami të mundshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button