Gjykata e pranoi kërkesën e Fetait, Gruevski do të gjykohet në mungesë në rastin “Dhuna në Komunën Qendër”

Pasi që tani më disa ditë ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ndodhet në arrati në Hungari, ai sot nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore për rastin “Dhuna në Komunën Qendër”, transmeton Portalb.mk.

Në seancë, policia e burgut i ka sjellë të akuzuarin Mile Janakieski.

Në seancën e sotme prokurorja Fatime Fetai kërkoi që Gruevski të gjykohet veçmas nga shkaku se nuk dihet se kur mund të jetë i qasshëm.

Avokati Dimitar Dangov tha se, dihet cila është adresa ku ka ndenjur Nikolla Gruevski dhe për atë ai nuk mund të quhet emigrant, por e ka shfrytëzuar të drejtën të kërkojë azil. Prokurorja Fatime Fetai reagoi duke thënë se Dangov po flet për rrethanë tjetër, për azil, dhe i propozoi të shkojë në Hungari dhe atje t’i jep këshilla juridike për azil.

Fatime Fetai kërkoi që t’i përcaktohet edh masë për paraburgim në këtë rast.

Gjykata solli vendim që Gruevski të gjykohet në mungesë, ndërsa për masën e paraburgimit do të vendosin pasi nga Kuvendi të marrin njoftim se për deputetin kërkohet paraburgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button