A po përgatitet ligj për sektorin civil sipas shembullit të Putinit?

Toni Naunovski, një intelektual i afërt me pushtetin, kolumnist në “Dnevnik”, publikisht propozon që Maqedonia të sjell një ligj të ngjashëm me atë të miratuar para do kohe në Rusi, me të cilin, siç thekson ai, saktësisht të kufizohen mundësitë për veprimin e të gjitha OJQ-ve të cilat financohen nga resurset e huaja, gjegjësisht fondet, e që siç pritej shkaktoi shumë reagime negative në strukturat e ndryshme të BE-së”.

“Vendosja e procedurave ligjore, me të cilat do të kufizohet ndikimi i interesave të huaja në Republikën e Maqedonisë, gjithnjë e më shumë po tregohet si nevojë e domosdoshme për nevojat nacionale dhe shtetërore të Maqedonisë, duke marrë parasysh problemet e shumta të mëdha të cilat i kanosen për të shkatërruar vet shtetin.

Dispozitat e rrepta për raporte detajore financiare dhe një sërë mekanizmash efikase për kontroll të punës, do të mundësojnë ndërhyrje të shtetit në programet, aktivitetet konkrete, qëllimet etj, të të gjitha organizatave të cilat pjesërisht ose tërësisht financohen nga fondet e huaja, ndaj me vetë këtë i promovojnë, madje edhe tërthorazi, interesat e tyre”, shkruan Naunovski.

Nga burime të sektorit joqeveritar, Plusinfo mëson se në qarqet qeveritare seriozisht po flitet sjellja e një ligji të tillë, meqë pjesa dërmuese në pushtet e ndajnë mendimin e Naunovskit se “fuqia dhe ndikimi praktik i disa OJQ-ve të caktuara mbi të gjitha sferat në realitetin shoqëror-politik është aq i madh, saqë krijimi i mendimit publik varet nga agjendat e tyre ideologjike-politike, e pikërisht agjendat e tyre në të shumtën e rasteve janë të orientuara kundër popullit maqedonas, vlerave tradicionale dhe sistemit të mendimit”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button