Paradite mjegull, pasdite shi

Në Maqedoni sot në orët e mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës e cila në disa vende do të qëndrpjë edhe pasdite, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira mesatare me periudha të kohëpaskohshme të diellit veçmas paradite

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -13 deri në -2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë deri në 0 gradë gjegjësisht deri në 8 gradë.

Në Shkup të shtunën do të mbajë mot me vranësira mesatare me periudha të diellit dhe më ngrohtë. Në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -10 gradë, ndërsa temperatura maksimale e ditës do të mbërrijë deri në 3 gradë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button