Për herë të fundit mbrojtja Gruevskin e ka lënë në shtëpi të enjten në mbrëmje, që atëherë nuk e ka ftuar

Mbrojtësit e deputetit të dënuar, Nikolla Gruevski, i cili nga e premtja ka ikur nga organet gjyqësore që mos t’ia dorëzojnë vendimin përfundimtar për mbajtjen e dënimit me burg,  për herë të fundit e kanë parë Gruevskin të enjën në mbrëmje, bën të ditur Sdk.mk nga organet gjyqësore, transmeton Portalb.mk.

“Sa dimë, sigurimi i tij para Repartit për gjurmim në MPB kanë thënë se për herë të fundit e kanë parë të enjten në mbrëmje, me 8 nëntor, kur e kanë lënë në shtëpi. Që ta sigurojnë, ai duhet t’i ftojë ata nëse del. Të premten nuk i ka ftuar. Ai nuk e ka ftuar sigurimin as për fundjavë”, deklaruan në Gjykata Themelore Shkupi 1.

Para ndërtesës së Gruevskit në Kisella Vodë, ka edhe shtëpizë policore, ku një person e ruan objektin. Personat zyrtarë që kanë kaluar nga e enjtja deri sot, jo zyrtarisht, para organeve të kërkimit kanë thënë se nuk e kanë parë se këto ditë ai e ka lëshuar shtëpinë.

Nëse policia nuk arrin ta gjejë Gruevskin, atëherë ky do të bëhet i akuzuari i katërt në rastet PSP-së që kanë ikur. Ende në arrati ndodhet Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, të akuzuarit kryesorë për përgjim masovik dhe për shkatërrim të pajisjes së MPB-së me të cilën në mënyrë joligjore është përgjuar me vite. I akuzuari Sead Koçan u largua, por u kthye pasi Gjykata Supreme ia shfuqizoi paraburgimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button