Ademi: Zgjedhjet e parakohshme do të dëshmonin se s’jemi të gatshëm ta çojmë mandatin në fund!

Sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Abdylaqim Ademi, thotë se edhe për kundër bllokimit të disa pikave të Komisioneve parlamentare, Maqedonisë nuk i duhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi çështjet e hapura mund të zgjidhen me dialog. 

Nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, do të dëshmojmë se nuk jemi të zotët të çojmë mandatin në fund, decid Ademi.

‘Mendoj që opsioni i zgjedhjeve të parakohshme mund të jetë i hapur por nuk është i nevojshëm për Maqedoninë sepse ne kemi si qeveri dhe si parti në pushtet program shumë ambicioz për ta implementuar dhe i njëjti duhet të implementohet dhe nuk është mirë që Maqedonia të shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe për një fakt tjetër sepse nga viti 2008 deri tani do të ishin zgjedhjet e treta të parakohshme dhe do të përcillnin një porosi jo të mirë deri tek qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare që ne nuk jemi të zotët mandatin e marrë nga qytetarët ta përcjellim për katër vite apo ta përmbushim për katër vite, prandaj nuk është mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme’ tha Ademi.

Por, BDI-ja, sipas Ademit nëse ndodh të shkohet në zgjedhje parlamentare bashkë me ato lokale, është e përgatitur dhe e bindur se do të merr mandatin e popullit edhe një herë.
‘Megjithatë nëse vendoset për të shkuar ne jemi të përgatitur në çdo moment që të marrim pjesë, dhe ajo që është me rëndësi është se relacionet mes subjekteve politike në bazë të sondazheve nuk do të ndryshojnë dhe asgjë nuk do të ndryshojë në fakt, prandaj mendoj se mandati i marrë duhet të përfundojë brenda katër viteve’ precizon Ademi.

‘Janë të bllokuara dy pika që shqyrtohen në ato dy komisione, është Ligji i ashtuquajtur i Branitellave dhe ne kemi thënë që ne këtë pikë do ta bllokojmë me të gjitha metodat e mundshme dhe nuk do të bllokojmë punën e komisionit për punë dhe politike sociale apo të parlamentit, dhe këtë duhet ta ketë të qartë secili se ne nuk bllokojmë institucione por bllokojmë miratim të një ligji. Ashtu është edhe me Komisionin për financa dhe buxhet që dikush është përcaktuar që të propozojë amendamente dhe ai mendon që në atë mënyrë realizon qëllimet e tij programore dhe këtu nuk ka asgjë kontestuese dhe mendoj që debllokimi i këtyre dy pikave nuk është shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare, është ulja në tavolinën e bisedimeve nëpërmjet dialogut dhe këto mund të tejkalohen vetëm nëpërmjet dialogut’ tha Ademi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button