Bora bllokon shqiptarin në Strugë

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informojnë se në fshatin Belicë e sipërme të Strugës, një qytetar nga Shqipëria është bllokuar nga dëbora dhe është i shkëputur totalisht nga bota.

Sipas kësaj drejtorie po bëhen përpjekje për shpëtimin e tij,ndërsa ekipet që pastrojnë dëborën janë afruar rreth 1.5 kilometër deri në afërsi të fshatit.

Në teren janë edhe vullnetarët e Kryqit të kuq.Dëbora dhe temperaturat e ulta kanë vështirësuar shumë situatën në disa vendbanime malore.Sic informojnë nga Qendra për menaxhimin me krizat, në Strugë nuk janë të kalueshme rrugët që të shpiejnë në fshatin Modric, Drenok si dhe në Belicën e sipërme si dhe rrugët në drejtim të fshatarve të Malsisë së Strugës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button