Sistem përmes të cilit do të zbulohen plagjiaturat në arsim

Të gjitha serviset elektronike në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë do të jenë të integruara në një sistem qendror, ndërkaç nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit do të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë dhe më mirë do të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet elektronike që ua ofron Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në sistemin elektronik do të integrohen 20 servise aq sa janë tani. Si E-ditar, videoagregator, Shkenca.mk, Plagjiat, Bursa, ndërsa në të ardhmen ai do të pasurohet me servise të reja. Sistemin do ta bëjë Fakulteti për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike, i cili në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës zyrtarizoi memorandumin për bashkëpunim. 

Marrrëveshja përfshin edhe bashkëpunim në sfera tjera mes të cilave edhe avancimin e sistemit për zbulimin e plagjiateve, që të mund secili dhe në çdo kohë në mënyrë anonime të paraqes punë shkencore të huaj dhe të sqarohet prej ku është marrë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button