Presidenti i Koresë së Jugut i dhuroi homologut nga Veriu 200 tonë mandarina

Presidenti i Koresë së Jugut i ka dhuruar liderit koreanoverior 200 tonë mandarina si një kundërpërgjigje për kërpudhat e pranuara si dhuratë më herët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Kaltër bëri të ditur se presidenti koreanojugor, Moon Jae-in, ka falënderuar homologun e tij nga Veriu, Kim Jong-un për dhuratën të cilën që i kishte bërë në takimin në shtator, e cila përbëhej prej dy tonë kërpudhash, për çka kishte vendosur t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

Në njoftim bëhet e ditur se dy avionë mallrash tashmë kanë fluturuar në drejtim të Phenianit, bashkë me një ngarkesë prej 200 tonë mandarina.

Dërgesa do të gëzojë koreanoveriorët, duke marrë parasysh se mandarinat është frutë që mungon në tregjet e atij vendi të izoluar nga shkaku i sanksioneve.

Seuli zyrtar bën të ditur se mandarinat janë dërguar në Kore të Veriut në shenjë të vullnetit të mirë, dhe nuk paraqesin shkelje të sanksioneve ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button