Fokus: Kryetari i lustrimit Axhiev vjet është pasuruar shumë

Kryetari i Komisionit për lustrim Tome Axhiev para një viti ka trashëguar shtëpi dhe tokë të madhe në vendlindjen e tij Manastir, një banesë në Ohër, dhe të ardhura në bankë shkruan Fokus.  Axhiev është në krye të Komisionit i cili para disa ditëve shpalli “kodoshët” shqiptar dhe maqedonas.

Sqarimi që vjen nga Komisioni për Antikorrupsion (KA)  është se viti 2011 shënohet si vit kur pasuria e tij është shtuar sepse në atë kohë të gjitha pasuritë kanë kaluar në duart e tij si trashëgimi nga e ëma e tij. 

Në ëeb faqen e KA qëndron se shtëpia të cilën e ka trashëguar  ai së bashku me oborrin dhe me hapësirën shtesë arrijnë vlerën e rreth 114,000 eurove, banesa në Ohër është vlerësuar se kushton 42,000 euro, në xhiro-llogarinë bankare ka 33,000 euro, ndërsa hapësira punuese i kushton 17,000 euro.

Përafërsisht aq kushton edhe vetura Reno Sedan Sport  kurse si patundshmëri familjare Axhiev ka lajmëruar dhe 18 piktura arti dhe stolisje ari. Përveç asaj lustratori ka aksione dhe ka dhënë dy huaja të cilat së bashku i kushtojnë 44,000 euro. 

Gazeta“ Fokus“ ka kërkuar  sqarime  nga Axhiev dhe ky i fundit ka mohuar se pasuria e tij është shtuar vitin e kaluar . /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button