Paradite diell, pas dite bubullima

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira lokale, ndërsa pasdite pritet të bjerë shi dhe të ketë bubullima. Në disa vende meterologët parashikojnë të ketë erë të fortë dhe breshër.

Temperaturat do të jenë nga 29 deri në 37 gradë celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperatura deri më 35 gradë celsius. 

Nga sot Maqedonia gjendet në fazën e gjelbër të temperaturave dhe hiqet ndalesa e Ministrisë së punës dhe politikë sociale për punë nga ora 11-17 në hapësira të hapura. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button