Beogradi ndihmon Maqedoninë me dosjet e kodoshëve

Nuk është kryer puna me Beogradin, përmes sukcesionit mund të merren disa materiale, por në ndërkohë Qeveria ka mënyrë të vet të kontaktimit me Beogradin, deklaroi për Libertas një burim mirë i informuar nga Arkivi i Maqedonisë.

Shteti shpreson se do t’i merr dokumentet nga arkivat e Beogradit për bashkëpunëtorët me shërbimet sekrete në ish-sistemin sipas marrëveshjes për sukcesion. Megjithatë në ndërkohë autoritetet e Maqedonisë kanë mënyrë dhe kontakt të vet me Beogradin dhe ka mundësi që disa nga dokumentet në dosjet e disa nga bashkëpunëtorët të cilët i publikoi Komisioni për lustrim t’i ketë marrë nga ky bashkëpunim, mëson Libertas nga burime të larta të Arkivit shtetëror.

“Nuk ka mbaruar puna me Beogradin, përmes sukcesionit mund të merren disa materiale, por ndërkohë Qeveria ka mënyrë dhe kontakt të vet me Beogradin”, deklaroi për Libertas një burim mirë i informuar nga Arkivi i Maqedonisë.

Sipas ligjit të ri për lustrim, çdo qytetar i cili është i interesuar, mund të ketë qasje në cilën do dosje nga bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete. I kërkohet vetëm deklaratë e verifikuar në noter se informatat që do ti lexon nuk do ti shpall publikisht.

Shqiptarët Zllatku dhe Shehu dalin publikisht: Sjemi spiunë

Rexhep Zllatku dhe Shaban Shehu përmes komunikatave kundërshtojnë vendimin e komisionit për lustrim i cili i shpalli ata bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në sistemet e kaluara.

“Ne nëntor-dhjetor të vitit 1959, si student i vitit të dytë, isha në burg, i akuzuar politikisht, i keqtrajtuar në mënyrë fizike dhe psikike. Familja ime ka qenë e përndjekur vite me radhë, duke filluar nga vëllai im i madh që ishte i dënuar me shumë vjet burg si përgjegjës i NDSH-së për rrethin e Dibrës. Unë mbes me bindjen e plotë se kam qenë viktimë dhe i përndjekur i regjimit. Për kontributin tim në afirmimin e çështjes shqiptare le të vlerësojnë të tjerët. Për fat të keq, procesi i lustrimit tregon që shqiptarët vazhdojnë edhe më tej të jenë viktima politike në këto troje” – ka shkruar Rexhep Zllatku në letrën e tij.

Shaban Shehu thotë se në dokumentë shihet qartë se ai është shpallur si kundërshtar politik i sistemit të atëhershëm.

“Habit fakti që Komisioni për verifikimin e fakteve edhe përskaj dokumenteve ekzistuese të shpallura në internet faqen e tyre, prej të cilave shihet qartë se unë vazhdimisht kam qenë i ndjekur dhe i shpallur për kundërshtar politik të sistemit të atëhershëm, më shpall si bashkëpunëtor të shërbimeve të sigurimit për periudhën 1958 e deri më 1966. Bazuar në faktet dhe argumentet ekzistuese si dhe në interes të së vërtetës kategorikisht e mohoj shpalljen e Komisionit për verifikimin e fakteve që unë kam qenë bashkëpunëtor i shërbimeve të ish sigurimit, e as që kam pranuar apo nënshkruar pëlqim për bashkëpunëtor, por për kundër unë vazhdimisht kam qenë i ndjekur dhe i shpallur nga ata si kundërshtar ideologjik dhe politik i regjimit të atëhershëm totalitar” –thotë Shehu./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button