Nga e marta qytetarët në rrugë, protesta kundër shtrenjtimeve!

Dita e martë është dita e përcaktuar për protesta të qytetarëve kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike si dhe për shtrenjtimet e reja që paralajmërohen.

Në organizimin në rrjetin social Facebook qytetarët thirren të mblidhen të martën (14.08.12) në ora 18.00 para Komisionit Rregullator për Energjetikë përballë Portës Triumfale Shkup. 

Protesta do të ketë edhe në Manastir, në ora 19.00 para Fontanës së qytetit.

“Kjo do të jetë protesta e parë e cila do të hap rrugën për të tjera të cilat do të mbahen çdo të martë” thonë nga Zeitgeist Movement.

Në mungesë të përkrahjes të qytetarëve nga institucionet e larta shtetërore ata po marrin ne duart e veta çdo gjë për fatin e tyre që do të vazhdoj më tej në këtë vend.

“Po të bëhet edhe më tej shtrejntimi i energjisë elektrike nuk do të kemi se si ta paguajmë “shprehen të revoltuar qytetarët si në rrjetet sociale ashtu edhe në anketat e Portalb. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button