Ramiz Merko: Edhe në qoftë se nuk më kandidojnë, struganët më duan

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko nuk është i sigurt se a do të jetë në listën për zgjedhjet lokale. 

Ai thotë se është i gatshëm dhe se dëshiron të jetë në të njëjtën pozitë për edhe një mandat, e sidomos duke pasur parasysh faktin se vendasit e tij janë të kënaqur nga ai.

“E dini që një gjë e tillë nuk varet nga unë, por nga partia. Mendoj se do të kandidohem, por ende është herët. Por, mua struganët më duan, edhe maqedonasit edhe shqiptarët. Me siguri pasi që nuk punoj vetëm para zgjedhjeve por kryej detyrimet dhe programin me rend. Nuk mund të asfaltosh rrugë në korrik dhe të groposh gjatë dimrit vetëm pse po vijnë zgjedhjet, gjithçka ka rendin e vetë”, shprehet Merko për Vest.

Ai shton se është ende herët për emra, e posaçërisht te disa parti të cilat shpejtuan me publikimin e kandidatëve, tani mbretëron heshtja.

Kryetari Merko pushimin e tij e kalon në Liqenin e Ohrit duke notuar dhe duke u relaksuar, ndërsa kohën e lirë e kalon me biseda me qytetarët e Strugës.

Merko gjatë zgjedhjeve të kaluara u kandidua nga BDI-ja dhe fitoi në rrethin e dytë zgjedhor, pasi e përkrahi partinë në pushtet VMRO-DPMNE./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button